1

Memorandum Bashkëpunimi me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva dhe drejtori  ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL),  prof.ass.dr. Atdhe Hetemi, nënshkruan të enjten një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.  Në këtë dokument janë përcaktuar detajet e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të projekteve hulumtuese, organizimit të konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera për ndarjen e burimeve dhe ekspertizës për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.

Në Memorandumin e Bashkëpunimit thuhet se synim i palëve është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta që do të ndihmojnë në procesin e ballafaqimit me të kaluarën. Këtu specifikohet edukimi dhe angazhimi i studentëve në çështjet që lidhen me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ndër të tjera planifikohet që të ofrohet një ekspertizë dhe njohuri brenda fushave të tyre përkatëse si: Planifikimi dhe zbatimi i përbashkët i aktiviteteve në zhvillimin e programeve të ndryshme edukative që ndërlidhen me historinë, dokumentimin dhe pasojat e krimeve të luftës në Kosovë, Ndarjen e burimeve dhe përvojave profesionale, përfshirë ekspertizën e stafit akademik dhe përfshirjen e studentëve, si dhe qasja në bibliotekat dhe arkivat e Institutit, për qëllime hulumtuese dhe projekte akademike, Organizimin e aktiviteteve edukative dhe shkencore, si konferenca, seminare, tryeza të diskutimit dhe punëtori, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi krimet e luftës dhe pasojat e tyre, Zhvillimin e iniciativave të përbashkëta për bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë kërkimin e partneriteteve me institucione dhe organizata rajonale e ndërkombëtare etj.

Rektorja Deva dhe drejtori Hetemi kanë shprehur gatishmërinë që bashkërisht me bashkëpunëtorë të angazhohen për zbatimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit ndërmjet UIBM dhe IKKL-së, duke pretenduar të realizohen projekte tepër të rëndësishme me interes shkencor dhe kombëtar.

2
Shperndaj ne: