Foto

Prof. dr. Kemajl Zeqiri mori pjesë në takimin e radhës në kuadër të projektit COST-REMINDNET

Prof. dr. Kemajl Zeqiri mori pjesë në takimin e radhës, të organizuar në kuadër të projektit COST-REMINDNET, i cili u mbajt më 27–28 janar 2025 në qytetin Most, në Republikën e Çekisë. Takimi u organizua në kuadër të përgatitjeve paraprake për realizimin e aktivitetit “Training Schools”, i paraparë brenda objektivave të projektit. Në këtë kuadër, prof. Zeqiri mbajti një prezantim mbi rolin e politikave dhe legjislacionit minerar në zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare, temë kjo që do të trajtohet edhe në aktivitetet e ardhshme të “Training Schools”.

Gjatë ditës së dytë të takimit u organizua një vizitë studimore në minierat e linjitit, ku u monitoruan nga afër proceset e shfrytëzimit dhe rikultivimit të zonave të eksploatuara, me fokus të veçantë në aspektet mjedisore dhe menaxhimin e procesit post-minerar. Në kuadër të projektit COST-REMINDNET,  prof. Zeqiri është anëtar i katër grupeve punuese (Working Packages – WP). Përveç kësaj, ai udhëheq nën-grupin punues për “Menaxhimin e deponive minerare (Tailings Management)” dhe, që nga viti 2025, është bashkë-udhëheqës (Co-Leader) i grupit punues WP3: “Environmental Monitoring and Risk Management and Use of Abandoned Mines”.

Shperndaj ne: