Memorandum Mirëkuptimi me IBCM
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunojë me Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM) për promovimin e përbashkët në fushën e arsimit të lartë, kërkimit akademik, aktiviteteve studentore, dhe programeve relevante për komunitetin. Për specifikimin e fushave të bashkëpunimit të premten u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe rektorja e IBCM, Mihone Kerolli Mustafa.
Ndër objektivat kryesore të bashkëpunimit është planifikuar të jenë: Shkëmbimi akademik, përfshirë ligjëratat ftuese nga profesorët vizitues, ofrimi i vlerësimeve të jashtme për aktivitetet e përzgjedhura akademike/profesionale në IBCM dhe UMIB, bashkëpunimi në zhvillimin e përbashkët të projekteve mes ligjëruesve dhe menaxhmentit të institucioneve partnere, shkëmbimin e informacioneve shkencore dhe teknike etj.
Rektoret, Deva dhe Kerolli kanë vlerësuar se ky Memorandum Mirëkuptimi është një platformë e mirë bashkëpunimi dhe me interes për të dy palët. Në këtë kontekst, u vlerësua rritja e mundësia për stafin akademik dhe studentët e dy institucioneve.
