Fotoja

Mësimdhënës nga UIBM morën pjesë në Kongresin Ndërkombëtar UTAMER që u mbajt në Prizren

Në Kongresin Ndërkombëtar UTAMER, i mbajtur në Prizren nga 22–24 korrik 2026, morën pjesë prof.asoc.dr. Bahtir Hyseni dhe prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu Krasniqi, përfaqësues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Gjatë këtij kongresi u prezantua punimi shkencor me titull “Research into the Technological Process for the Production of Ajvar by Using Peppers from Krusha e Madhe”, i realizuar nga autorët Dafina Llugaxhiu Krasniqi, Endrita Haziri, Gonxhe Kajtazi Çitaku, Alush Musaj dhe Bahtir Hyseni.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje shkencore ofroi mundësinë për prezantimin e rezultateve të hulumtimit, shkëmbimin e përvojave me studiues nga vende të ndryshme dhe forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar. Gjithashtu, ajo kontribuoi në promovimin e veprimtarisë shkencore të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe të kërkimeve në fushën e teknologjisë ushqimore.

Shperndaj ne: