DCIM.00 00 15 04.Still002

KD ka miratuar kriteret për financimin e projekteve kërkimore të udhëhequra nga stafi akademik

📢 Me vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB), janë miratuar kriteret për financimin e projekteve kërkimore të udhëhequra nga stafi akademik i universitetit.

Kjo nismë synon të forcojë kapacitetet kërkimore dhe shkencore brenda institucionit, duke nxitur bashkëpunimin ndërdisiplinor ndërmjet fakulteteve dhe duke krijuar bashkëpunim të qëndrueshëm akademik. Një ndër prioritetet kryesore të kësaj skeme është rritja e përfshirjes aktive të studentëve në proceset kërkimore, si një komponent thelbësor për zhvillimin e kompetencave të tyre profesionale dhe akademike, si dhe bashkëpunimi me përfaqësues nga universitete të tjera.

Në përputhje me këtë vendim, së shpejti do të hapet thirrja publike për mbështetjen e projekteve kërkimore, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillimin e ideve inovative dhe avancimin e dijes brenda UMIB. 🎓📚

Shperndaj ne: