UIBM pjesë e Sustainability Day 2026
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë mori pjesë në Sustainability Day 2026, organizuar nga Insta Innovation Center, bashkëpunëtor i Universitetit.
Në aktivitet morën pjesë stafi administrativ i Rektoratit, stafi akademik dhe studentë të UIBM-së, me rastin e prezantimit të krijimit të ri të Insta Innovation Center dhe iniciativave të tyre në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjatë aktivitetit u prezantuan ide dhe zgjidhje të reja që lidhen me eficiencën e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më nga afër me risitë e prezantuara dhe të shkëmbejnë ide me profesionistë e ekspertë të fushës.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi për të prezantuar risitë e reja dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit akademik.

