DCIM.00 00 30 19.Still004

Mobilitet studentor Erasmus+ në Eskişehir Technical University, Turqi – Semestri pranveror 2027

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrjen për aplikim për një (1) student për mobilitet studimor në kuadër të programit Erasmus+, në Eskişehir Technical University, Turqi, gjatë semestrit pranveror të vitit akademik 2026–2027.
 
Mobiliteti realizohet në kuadër të projektit Erasmus+ KA171, me numër 2026-1-TR01-KA171-HED-000443851.

1. Fushat e studimit

Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të UIBM-së nga programet e mëposhtme:

Inxhinieri Kompjuterike;

Inxhinieri e Mjedisit;

Inxhinieri Industriale.

2. Kohëzgjatja dhe mbështetja financiare

Periudha e mobilitetit: 15 shkurt – 30 qershor 2027.

Bursa mujore: 800 euro.

Mbështetja për udhëtim: 309 euro, e dhënë një herë.

3. Kriteret e pranueshmërisë dhe të përzgjedhjes

Përzgjedhja e studentëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga universiteti pritës, sipas projektit Erasmus+ KA171, me numër 2026-1-TR01-KA171-HED-000443851.

3.1. Suksesi akademik – 50%

Kandidatët duhet të kenë notë mesatare të përgjithshme së paku 7.00/10.

Aplikimet e studentëve me mesatare më të ulët se 7.00 nuk do të pranohen.

Konvertimi i notave do të bëhet sipas shkallës së konvertimit të notave të përcaktuar nga universiteti pritës.

3.2. Njohja e gjuhës angleze – 50%

Studentët duhet të dëshmojnë njohjen e gjuhës angleze në nivelin së paku B1, sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR).

Pikëzimi për njohjen e gjuhës angleze do të bëhet si më poshtë:

Niveli i gjuhës angleze

Pikët

B2: 100

B1: 80

Nën nivelin B1: Nuk kualifikohet

Rezultati i gjuhës angleze do të përbëjë 50% të vlerësimit të përgjithshëm. Pranohen dëshmitë e gjuhës angleze të përcaktuara nga UIBM dhe të pranueshme sipas kërkesave të universitetit pritës.

3.3. Pikët shtesë dhe zbritjet

Pas llogaritjes së pikëve për suksesin akademik dhe gjuhën angleze, zbatohen këto rregulla:

+10 pikë për studentët me aftësi të kufizuara, me kusht që të dorëzohet raporti zyrtar përkatës nga një institucion mjekësor i autorizuar.

−10 pikë për secilin mobilitet të mëparshëm Erasmus+, për studime ose praktikë, të dëshmuar nga institucioni dërgues.

−10 pikë në rastet kur mobiliteti realizohet në shtetin e shtetësisë së studentit.

4. Zgjidhja e barazimit të pikëve

Në rast të barazimit të rezultateve, përzgjedhja do të bëhet sipas kësaj radhe:

Përparësi ka kandidati me notë mesatare më të lartë.

Nëse kandidatët kanë të njëjtën mesatare, përparësi ka kandidati më i ri në moshë.

5. Dokumentet e nevojshme -të gjitha në gjuhën angleze

Studentët duhet të dorëzojnë:

CV-në;

Transkriptin e notave;

Dëshminë që jeni student i fakultetit të caktuar

Dëshminë e njohjes së gjuhës angleze;

Letrën e motivimit;

Raportin zyrtar për aftësinë e kufizuar, nëse kërkohen pikët shtesë;

Dokumentacionin për mobilitetet e mëparshme Erasmus+, nëse aplikohet.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë të kompletuara dhe të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar.

6. Afati dhe mënyra e aplikimit

Afati për aplikim është 13 Nëntor, deri në orën 16:00.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën elektronike [email protected] dhe fizikisht në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Objekti I, kati 0.

7. Vendimi përfundimtar

Pas përfundimit të vlerësimit, Komisioni i Përzgjedhjes do të publikojë rezultatet sipas pikëve të fituara nga kandidatët. Studenti i përzgjedhur do të nominohet nga UIBM te Eskişehir Technical University.

Nominimi nga UIBM nuk garanton automatikisht pranimin përfundimtar; ai i nënshtrohet konfirmimit nga universiteti pritës.
Për informata shtesë, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Shënim: Përzgjedhja nga UIBM nuk nënkupton pranim automatik në universitetin pritës. Nominimi dhe pjesëmarrja përfundimtare i nënshtrohen konfirmimit nga Eskişehir Technical University.

Shperndaj ne: