Ftu1

Mobiliteti i prof.dr. Recep Liman nga Uşak University në kuadër të programit Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Dr. Recep Liman nga Uşak University, i cili realizoi mobilitet akademik gjatë periudhës 18–22 maj 2026. Si pjesë e kësaj vizite, fakulteti mirëpriti edhe Prof. Dr. Ibrahim Hakkı Çigerci nga Afyon Kocatepe University, në cilësinë e vizitorit akademik.
Gjatë vizitës së tyre, Prof. Dr. Recep Liman dhe Prof. Dr. Ibrahim Hakkı Çigerci u pritën nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Mensur Kelmendi, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. asoc. dr. Edita Bekteshi, Prof. ass. dr. Arbër Hyseni dhe Prof. ass. dr. Dafina Llugaxhiu, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave akademike dhe forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve në kuadër të projekteve ndërkombëtare.
Në vazhdim të aktivitetit, profesorët vizituan laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe zhvilluan takim me studentët që kishin realizuar mobilitet në Uşak University, me të cilët ndanë përvoja akademike dhe profesionale.
Ata morën pjesë gjithashtu në Panairin e Bizneseve, ku studentët dhe të pranishmit patën mundësi të njihen nga afër me produktet dhe aktivitetin e bizneseve pjesëmarrëse, shumë prej të cilave përfaqësoheshin nga ish-studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij mobiliteti, Prof. Dr. Recep Liman mbajti një ligjëratë profesionale me titull: “Cyto-genotoxicity of nanoparticles in Allium cepa”, e cila u ndoq me interes të madh nga stafi akademik dhe studentët. Gjatë ligjëratës, ai prezantoi qasje bashkëkohore shkencore dhe rezultate kërkimore lidhur me efektet citogjenotoksike të nanogrimcave në organizmat biologjikë, duke theksuar rëndësinë e metodave toksikologjike në kërkimet moderne shkencore.
Ftu2
Shperndaj ne: