3

Punëtori për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV)

Mbështetur nga SHER-i është mbajtur të martën një punëtori  për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në procesin e hartimit të RVV-së.

Ajo gjithashtu falënderoi drejtuesit e SHER-it për mbështetjen e vazhdueshme për UIBM. Në këtë kontekst, ajo përmendi mbështetjen për Statutin e UIBM, Planin  Strategjik dhe RVV-në.

Punëtoria është udhëhequr nga profesori, Bujar Pira, i angazhuar në cilësinë e ekspertit nga SHER.

7
Shperndaj ne: