Në Fakultetin Ekonomik u mbajtën sesione informuese për ECTS kreditë dhe sigurimin e cilësisë
Në Fakultetin Ekonomik janë mbajtur të mërkurën sesione informuese me studentë për rëndësinë e kredive ECTS dhe sigurimin e cilësisë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Sesionet janë organizuar nga Zyra për Sigurim të Cilësisë.
Sesione të tilla informuese janë mbajtur edhe nëpër fakultet tjera në UIBM.
