Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik prezanton punimin shkencor në konferencën ReSBE 2026
Profesoresha Ajtene Avdullahi, nga Fakulteti Ekonomik, mori pjesë në konferencën shkencore ReSBE 2026, të mbajtur në Selanik, Greqi, në bashkëpunim me Universitetin Aristotel të Selanikut, Universitetin e Minhos (University of Minho) dhe COST Action CA21103.
Në kuadër të konferencës, profesoresha Avdullahi prezantoi punimin shkencor me titull “Review of Sustainable Construction Ecosystem in Kosovo”, i cili trajton ekosistemin e ndërtimit të qëndrueshëm në Kosovë. Punimi është rezultat i angazhimit kërkimor të stafit akademik të Fakultetit Ekonomik dhe është realizuar në bashkëpunim me bashkautorët Besart Hajrizi, Qazim Tmava dhe Arif Krasniqi.
Pjesëmarrja në këtë konferencë përfaqëson një kontribut në promovimin e kërkimit shkencor, prezantimin e rezultateve akademike në nivel ndërkombëtar dhe forcimin e bashkëpunimit shkencor në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.
