Në Fakultetin Ekonomik u mirëpriten studentët e vitit të parë
Fakulteti Ekonomik mirëpriti brezin e ri të studentëve dhe shënoi fillimin zyrtar të vitit të ri akademik 2025/26. Një ditë e veçantë, me shumë emocione dhe ëndrra për studentët e rinj plotë entuziazëm.
Dekani, prof.asoc.dr, Qazim Tmava, në emër të menxhmentit, stafit akademik dhe administrativ, i përgëzoi studentët e pranuar për zgjedhjen e Fakultetit Ekonomik. Ai i falënderoi ata që ia besuan ardhmërinë e tyre profesionale dhe akademike Fakultetit Ekonomik, si njërin nga më të mirët e më atraktivët në vend.
Me këtë rast, studentët u njohtuan me programet mesimore, hapësirën akademike si dhe mundësitë e mëdha që ofron fakulteti ynë, gjatë studimeve trevjeqare. Menaxhmenti, si dhe stafi i Fakulteti Ekonomik zotohet se do t’i mbështesin ata në çdo hap, gjatë rrugëtimit të tyre studimor.
Urime për fillimin e vitit të ri akademik 2025/26! Suksese!



