Asistentja e FTU-së Arbnora Durmishaj merr pjesë në Konferencën Shkencore AGBIOL 2026
Asistentja e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë, Arbnora Durmishaj mori pjesë në Konferencën Shkencore AGBIOL 2026, një aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar që mbledh studiues, akademikë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme të shkencave të aplikuara.
Konferenca u mbajt nga 06.09.2026 deri më 09.09.2026 në Stamboll, Turqi, me pjesëmarrje fizike. Aktiviteti ofron një platformë të rëndësishme për prezantimin e rezultateve të kërkimit shkencor, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive për bashkëpunime të reja ndërinstitucionale.
Në kuadër të kësaj konference Ass. Arbnora Durmishaj ka prezantuar dy punime shkencore.
Ndër punimet e prezantuara janë:
• “Identification of Biofilm-Associated Microorganisms in Albanian Dairy Processing Environments Using Selective Culture Media and MALDI-TOF Mass Spectrometry ”, me autorë: Arbnora Durmishaj, Rozeta Hasalliu;
• “Integrated Culture, PCR and MALDI-TOF workflow for improved detection of Listeria spp. in Albanian Dairy Processing Environments ”, me autorë: Arbnora Durmishaj, Rozeta Hasalliu, Kathrin Rychli, Anila Kopali;
Punimet e prezantuara trajtojnë tema aktuale dhe me rëndësi shkencore në fushën e kontrollit dhe sigurisë ushqimore, duke u fokusuar në aplikimin e metodave të ndryshme laboratorike për zbulimin dhe identifikimin e mikroorganizmave patogjenë, identifikimit të pikave kritike të tyre në fabrikat e përpunimit të ushqimit.
Pjesëmarrja në AGBIOL 2026 përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin ndërkombëtar të Universitetit, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me studiues nga vende të ndryshme, si dhe për krijimin dhe forcimin e bashkëpunimeve të reja akademike e shkencore.

