Në UIBM u mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë në kuadër të procesit të riakreditimit institucional
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) të enjten janë zhvilluar takimet me ekspertët ndërkombëtarë në kuadër të procesit të riakreditimit institucional. Tre ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA): Peeter Normak, Magdalena Paktis dhe Nadias Mazoni, kanë zhvilluar takime të ndara me menaxhmentin, grupin për cilësi, dekanët, stafin akademi, studentët, të diplomuarit dhe përfaqësuesit nga industria. Gjithashtu ata kanë vizituar edhe hapësirat e punës në kampusin universitar.
Në cilësinë e vëzhguesit ka marrë edhe drejtori i AKA-së, Naim Gashi me zyrtarë të tjerë. Procesi i akreditimit në nivel institucional zhvillohet në përputhje me Standardet e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe praktikat më të mira evropiane të sigurimit të cilësisë.
Në këtë fazë, tre ekipe të ekspertëve ndërkombëtarë janë angazhuar për të vlerësuar institucionet në bazë të 11 fushave të standardizuara që përfshijnë misionin, qeverisjen, planifikimin strategjik, menaxhimin financiar, integritetin akademik, kërkimin shkencor, personelin akademik, shërbimet studentore dhe burimet mësimore.


