Cergy 5

Në Nëntor 2025, UIBM merr pjesë në CY TECH International Days 2025

Universiteti “Isa Boletini” i Mitrovicës (UIBM) mori pjesë në CY TECH International Days 2025, i mbajtur në Condorcet, Avenue du Parc në Cergy. UIBM u përfaqësua nga Prof. Asoc. Dr. Merita Shala, Prof. Ass. Dr. Filloreta Kunoviku Demiri dhe Elvedina Ismajli, Zyrtare e Lartë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore.

Gjatë ngjarjes, UIBM prezantoi programet e saj studimore për studentët e CY Tech Cergy University si dhe për pjesëmarrësit e tjerë ndërkombëtarë. Prezantimi theksoi ofertën akademike të universitetit, iniciativat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mundësitë për mobilitetin e studentëve dhe stafit.

Si pjesë e axhendës zyrtare, UIBM zhvilloi një takim të planifikuar me Zyrën Ndërkombëtare të CY Tech. Gjatë këtij takimi, të dy institucionet diskutuan për zbatimin e projektit Erasmus+ KA171, i cili iu dha në mënyrë të përbashkët UIBM dhe CY Tech koordinatore e të cilit është Prof.asoc.dr. Merita Shala. Përmes këtij projekti, UIBM siguroi 15 mobilitete studentësh nga Kosova në Cergy, 10 mobilitete nga Cergy në Kosovë dhe 18 mobilitete stafi nga Kosova në Cergy (mobilitetet e mësimdhënies do të jenë përparësi) të cilat do të ndahen me institucionin e dytë partner me të cilin kemi aplikuar, Kolegjin AAB, duke forcuar kështu bashkëpunimin akademik dhe përpjekjet e ndërkombëtarizimit midis dy universiteteve.

Pjesëmarrja e UIBM-it në CY TECH International Days shërben si një hap i rëndësishëm në zgjerimin e partneriteteve globale dhe përmirësimin e mundësive të mobilitetit për komunitetin akademik.

Cergy 2
Cergy 2
Cergy 3
Cergy 4
Cergy 5
Cergy 2Cergy 3Cergy 4Cergy 5
Shperndaj ne: