P3

Punëtori për hartimin e Planit Strategjik të UIBM (2025-2030)

Në bashkëpunim me SHER-in është organizuar të enjten një punëtori për zhvillimin e Planit Strategjik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) për periudhën 2025-2030. Të pranishëm në këtë punëtori ishin drejtues të UIBM dhe SHER-it si dhe dekanë, mësimdhënës dhe përfaqësues nga stafi administrativ.

Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, ka falënderuar drejtuesit e SHER-it për mbështetjen sa i përket hartimit të Planit Strategjik 2025-2030. Ajo theksoi rëndësinë që ka ky plan dhe përfshirjen e sa më shumë palëve në hartimin e tij.

Ndërsa, Aqim Emurli nga SHER, tha se tashmë kanë krijuar një traditë të mirë bashkëpunimi me UIBM. Ai përmendi bashkëpunimin e mirë si dhe projektet konkrete me UIBM, ku përveç Planit Strategjik, janë duke punuar edhe në rishikimin e Statutit dhe përgatitjen e RVV-së.

Në vazhdim, punëtorinë e ka udhëhequr prof.dr. Bujar Pira, në cilësinë  ekspertit. Gjithashtu janë nda gupet punues për hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për UIBM.

P4
Shperndaj ne: