IMG 4939

Prof. Ass. Bahtir Hyseni realizon vizitë studimore dhe bashkëpunim shkencor në Universitetin e Milanos

Prof. Ass. Bahtir Hyseni, nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka realizuar një vizitë studimore në Universitetin e Milanos në Itali, në kuadër të projektit NanoKos, të koordinuar nga Universiteti i Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Hyseni ka ndjekur trajnim të avancuar për përdorimin e pajisjes analitike GC-MS (Gaz Kromatografi e kombinuar me Spektrometri te mases), nën udhëheqjen e Prof. Assoc. Giangiacomo Beretta. Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij, ka realizuar analizimin e një pjese të mostrave të kafesë në kuadër të projektit shkencor “Kokrrat e Kafesë 2.0: Siguria ushqimore dhe përmirësimi i cilësisë dhe parametrave shqisorë të kafesë me fermentim”.

Në kuadër të kësaj vizite, Prof. Hyseni gjithashtu ka zhvilluar takime me kolegë nga Fakulteti i Bujqësisë, konkretisht nga Departamenti i Ushqimit, Ambientit dhe Shkencës së të Ushqyerit, ku është pritur nga Prof. Assoc. Alessandra Marti. Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm akademik dhe kërkimor, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të mundshme në kuadër të programeve Erasmus+, duke synuar shkëmbimin e stafit dhe studentëve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare të UIBM dhe rritjes së kapaciteteve kërkimore dhe akademike të stafit të saj.

 

Shperndaj ne: