Nisin përgatitjet për procesin e riakreditimit institucional në UIBM
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) kanë filluar përgatitjet për procesin e riakreditimit institucional. Në këtë kuadër të mërkurën u mbajt një takim informues në lidhje me përgatitjet që janë duke u bërë dhe përgjegjësitë që kanë grupet punuese.
Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avdullahi, në cilësinë e udhëheqësit të grupit, theksoi se tashmë është bërë gati edhe plani dinamik dhe janë ndarë përgjegjësitë. Ai kërkoi prej të gjithëve që janë të përfshirë në këtë proces që të japin kontributin e tyre në mënyrë që angazhimi të rezultojë i suksesshëm.
