Gjakove

Rektorja Deva mori pjesë në Konferencën e Pestë Shkencore Ndërkombëtare: “Dialogu në mes të qytetërimeve dhe kulturave”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, shoqëruar nga prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avdullahi, kanë marrë pjesë në Konferencën e Pestë Shkencore Ndërkombëtare: “Dialogu në mes të qytetërimeve dhe kulturave”, që u mbajt në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ).  Temë kryesore e edicionit të pestë të kësaj konference të organizuar nga UFAGJ dhe Universitetin teknik Tafila në Jordani, ishte: Integrimi kulturor dhe teknologjia – sfidat dhe mundësitë.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm studiues, hulumtues dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Kjo ngjarje akademike synon t’i mbledhë ekspertët e fushave të ndryshme për t’i shkëmbyer njohuritë, për të diskutuar rreth hulumtimit inovator dhe rritjen e bashkëpunimit

Shperndaj ne: