20250513 112849(0)

Nje delegacion nga “Konya Technical University” qëndroi për vizitë në UIBM

Përfaqësuesit nga Konya Technical University, prorektori Prof. Hüseyin Deveci dhe Prof. Muharrem Hilmi Aksoy, realizuan një vizitë zyrtare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ku u njohën nga afër me programet akademike dhe strukturën organizative të universitetit tonë. Ata u pritën në takim nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe proektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avdullahi.

Gjatë takimit u theksua se “Konya Technical University” dhe UIBM ofrojnë programe të ngjashme, në fushën e inxhinierisë,  në gjeoshkenca, inxhinieri mekanike, inxhinieri kompjuterike, ambient, teknologji etj.,  çka krijon mundësi të shumta për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. U diskutuan mundësitë për hulumtime të përbashkëta shkencore, prezantime të përbashkëta në konferenca akademike, projekte të përbashkëta kërkimore si dhe shkëmbime të studentëve dhe stafit nëpërmjet programeve të mobilitetit.

Në këtë kuadër marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, do të vihet në zbatim së  shpejti. Gjithashtu, u diskutua inicimi i bashkëpunimit për përfshirje në programin Erasmus+, duke hapur rrugën për zgjerimin e mëtejmë të partneriteteve ndërkombëtare të UIBM. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor në UIBM, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik që të përfitojnë nga përvojat dhe ekspertiza ndërkombëtare.

20250513 112800
Shperndaj ne: