Tre mësimdhënës të FTU-së morën pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “International Congress on Natural, Health Sciences and Technology”
Stafi akademik i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU), në përbërje të Prof. Asoc. Dr. Flora Ferati, Prof. Asoc. Dr. Valdet Gjinovci dhe Prof. Asoc. Dr. Fatos Rexhepi, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “International Congress on Natural, Health Sciences and Technology”, organizuar nga Universiteti i Tetovës më 7-8 maj 2025, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj konference, profesorët e UIBM prezantuan punimet e tyre shkencore që trajtojnë çështje të rëndësishme në fushën e ndotjeve mjedisore, zhvillimin e indikatorëve për monitorimin e mjedisit, si dhe zhvillimin e metodave ekologjike dhe inovative për identifikimin e kontaminantëve në produktet ushqimore.
Pjesëmarrja në këtë konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, shkëmbimit të përvojave akademike dhe promovimit të kërkimeve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, në funksion të një të ardhmeje më të shëndetshme.
