Juii

Një student i Juridikut mori pjesë në një konferencë rajonale në Stamboll

Arbër Hoxha, student në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, mori pjesë në “Akademinë Rajonale për të Rinj mbi Mësimin dhe Edukimin e të Rriturve”, e cila u mbajt në Stamboll nga data 19 deri më 21 maj 2025. Kjo akademi u organizua nga DVV International (në kuadër të projektit Continental Exchange – Europe) në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane për Edukimin e të Rriturve (EAEA), dy organizata të njohura në fushën e të nxënit dhe edukimit gjatë gjithë jetës.

Ngjarja mblodhi së bashku profesionistë të rinj nga gjashtë vende: Kosova, Moldavia, Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia dhe Gjeorgjia – të gjithë të angazhuar në mënyrë aktive në fushën e arsimit joformal dhe në avokimin për të drejtën e të rriturve për të mësuar.

Gjatë dy ditëve e gjysmë të këtij trajnimi intensiv, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë koncepte kyçe në fushën e edukimit të të rriturve, të njihen me praktika të mira ndërkombëtare dhe të krijojnë lidhje të vlefshme brenda një rrjeti profesional të gjerë.

Shperndaj ne: