Njoftim Akademik për Konferencë Ndërkombëtare
Tirana Business University dhe partnerët e kësaj konference kanë kënaqësinë të shpallë organizimin e Konferencës Ndërkombëtare me temë:
“AI & Business Environment: Transformations, Challenges & Ethics in the Digital Age”
Konferenca do të mbahet më 25 nëntor 2025, në ambientet e Tirana Business University, në Tiranë, Shqipëri.
Kjo ngjarje shkencore organizohet në partneritet me:
- Óbuda University, Budapest, Hungari
- University of Insurance and Finance, Sofje, Bullgari
- Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri
- Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri
- Universitetin “Isa Boletini”, Mitrovicë, Kosovë
Konferenca synon të sjellë në vëmendje ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale (AI) në ambientin e biznesit, duke trajtuar aspekte të transformimeve teknologjike, sfidave organizative dhe dimensionit etik në epokën digjitale. Ajo ofron një platformë shkëmbimi për akademikë, studiues, profesionistë të industrisë dhe politikëbërës, për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë dinamike.
Të interesuarit për pjesëmarrje, prezantim punimesh apo publikim, mund të konsultojnë broshurën zyrtare të konferencës, e cila përmban informacione të detajuara mbi temat kryesore, udhëzimet për dorëzimin e abstrakteve dhe afatet përkatëse. Për më shumë informacion, ju lutem referohuni materialit bashkëngjitur të thirrjes për pjesëmarrës.
Brochure Scientific Conference Tirana Bussiness University 2025
