0.9.142

Programi i bursave Go Styria – Universiteti i Graz- it, Austri

Të nderuar studentë dhe anëtarë të stafit akademik,

Shpresojmë që ky njoftim të ju gjejë mirë në angazhimet tuaja akademike dhe profesionale.

Ju informojmë se është hapur thirrja për aplikim në bursën kërkimore “Go Styria” për semestrin veror 2026 në Universitetin e Graz-it, Austri. Kjo bursë u dedikohet studentëve të nivelit master dhe doktoratë, si dhe stafit akademik post-doktoral, të cilët dëshirojnë të realizojnë një qëndrim kërkimor afatshkurtër (maksimumi 4 muaj) lidhur me temën e studimeve të tyre master/doktoratë apo post-doktoratë.

Rajonet e përfshira: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia dhe Turqia.

Kohëzgjatja e qëndrimit: deri në 4 muaj gjatë semestrit veror 2026, me mundësi fillimi që në shkurt 2026.

Kriteret për aplikim:

Për studentët master/doktoratë:

Duhet të jenë të regjistruar aktualisht në një universitet të akredituar brenda njërës nga rajonet e lartpërmendura dhe të vazhdojnë regjistrimin edhe gjatë vitit akademik 2025/26.

Duhet të jenë në fazën e zhvillimit të temës së masterit apo doktoratës.

Për post-doktorantët:

Duhet të jenë të angazhuar si staf akademik në një universitet të akredituar të rajonit përkatës.

Duhet të kenë përfunduar doktoratën brenda tre viteve nga data e aplikimit.

Për më shumë detaje rreth kushteve të aplikimit dhe mënyrës së aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të programit:

 Go Styria – University of Graz

Afatet kryesore:

7 tetor 2025: Afati për sigurimin e të dhënave për qasje në sistemin e aplikimit (vetëm për studentët master/doktoratë).

23 korrik ose 24 shtator 2025, ora 14:00 CET: Sesione informuese online.

13 tetor 2025, ora 13:00 CET: Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve.

Kontaktet për më shumë informata:

Për studentët Master/PhD:
Sarah Perner, BA | Tel: +43 316 380-1253 | ✉️ [email protected]

Për Post-docs:
Mediha Ohranović, BA MA | Tel: +43 316 380-2214 | ✉️ [email protected]

Ju inkurajojmë që të përfitoni nga kjo mundësi e vlefshme për të avancuar në karrierën tuaj akademike.

Shperndaj ne: