Njoftim: Bursa të plota për trajnim në Blockchain & Web3 (Afati mbyllet më 30.01.2026)
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë njofton studentët se në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me BlockJump Kosovo, ofrohen bursa të plota (100%) për pjesëmarrje në Programin e Trajnimit BlockJump – Niveli Fillestar (Beginner).
Ky program është pjesë e një iniciative ndërkombëtare për zhvillimin e kapaciteteve në teknologjitë Blockchain dhe Web3, i zbatuar nga Kutia, Compellio dhe Luxembourg Blockchain Lab, me mbështetje nga Qeveria e Luksemburgut.
🔹 Përfitimet e Trajnimit
- Trajnim i strukturuar në Blockchain & Web3 (teknik dhe biznes)
- Sesione online dhe fizike në kampusin e UIBM
- Mentorim dhe materiale praktike
- Certifikata digjitale të bazuara në blockchain
- Mundësi pjesëmarrjeje në Open Innovation Challenges
👩🎓 Kush mund të aplikojë?
- Studentë aktivë të Universitetit “Isa Boletini”
- Nuk kërkohet përvojë paraprake në blockchain
📝 Si të aplikoni
- Plotësoni formularin e aplikimit online
- Ngarkoni një letër motivuese për pjesëmarrje (maksimum 500 fjalë)
📅 Afati i aplikimit: deri më 30.01.2026
Numri i vendeve është i kufizuar! Aplikoni sa më parë për të përfituar nga kjo mundësi unike për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Studentët që kanë aplikuar deri më tani nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.
Për pyetje ose informata shtesë: [email protected]
