1

Mirënjohje për studentët që kanë kontribuar në mënyrë aktive në Konferencën “IMGC 2025”

Janë ndarë certifikata mirënjohjeje për studentët që kanë kontribuar në mënyrë aktive në Konferencën Ndërdisiplinare të Gjeoshkencave IMGC 2025, e mbajtur më 16–17 tetor 2025. Certifikatat u ndanë si vlerësim për kontributin e tyre në panelin me temë “Mineralet kritike, ekonomia ciklike dhe roli i gjeoshkencëtarëve të së ardhmes”.
Paneli përfaqësoi një hapësirë të rëndësishme shkencore për diskutimin e çështjeve bashkëkohore që lidhen me shfrytëzimin e qëndrueshëm të mineraleve kritike, zhvillimin e ekonomisë ciklike dhe rolin strategjik të gjeoshkencëtarëve të rinj në adresimin e sfidave globale. Studentët pjesëmarrës u dalluan për përgatitjen e tyre akademike, mendimin kritik dhe kontributin cilësor në diskutimet profesionale.
Certifikatat u ndanë nga Kryetari i Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Kemajl Zeqiri, i cili vlerësoi përkushtimin e studentëve dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre në aktivitete shkencore ndërkombëtare si pjesë thelbësore e formimit të tyre akademik dhe profesional.
Universiteti vazhdon të mbështesë dhe të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të studentëve në konferenca dhe panele shkencore, duke nxitur zhvillimin e njohurive, inovacionin dhe angazhimin e tyre në fusha me rëndësi strategjike për shoqërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Shperndaj ne: