Njoftim për procesin e fotografimit dhe regjistrimit të kandidatëve që janë pranuar në UIBM (baçelor dhe master)
Të dashur studentë,
Ju njoftojmë se procesi i fotografimit dhe regjistrimit për kandidatët e pranuar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në nivelin baçelor dhe master afati i parë për vitin akademik 2025/26, do të zhvillohet nga data 03.09.2025 deri më 08.09.2025, në orarin 09:00 – 15:00 (gjatë ditëve të punës).
Ky proces është i detyrueshëm për të gjithë studentët e pranuar në fakultetet përkatëse dhe do të realizohet në objektin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, në katin përdhes.
Lusim të gjithë studentët e pranuar që të respektojnë afatin e lartcekur.
Suksese!
