Njoftim për sesionin informues të zyrës Erasmus+ në Kosovë

Ftohen të gjithë anëtarët e stafit akademik, administrativ si dhe studentët që të marrin pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+, e cila do të mbahet më 8 dhjetor 2017, duke filluar nga ora 13:30, në sallën e senatit.

Në këtë Ditë Informuese Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë do të prezantoj thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të  një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për të gjithë stafin akademik, administrativ dhe studntët

Ju mirëpresim!