Njoftim Për Studentët – Prezantimi I Projektit “StartLab360”

Njoftim për studentët – Prezantimi i Projektit “StartLab360”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë njofton studentët se do të organizohet një prezantim i shkurtër i projektit “StartLab360” nga Instituti Edutask, një iniciativë që synon fuqizimin e të rinjve të moshës 16–25 vjeç në fushat e ndërmarrësisë, orientimit në karrierë dhe inovacionit.

Projekti ofron mundësi konkrete zhvillimi për të rinjtë nga komunat: Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjakovë dhe Viti, dhe studentët e UIBM janë pjesë e grupit përfitues.

Vendi: Objekti i Rektoratit, UIBM
Data: E martë, 27.01.2025
Ora: 13:30
Kohëzgjatja e prezantimit: 30–40 minuta

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë dhe të informohen për mundësitë që ofron projekti.

Shperndaj ne: