Empowerher 1

U mbajt takimi i ekipit të projektit EmpowerHER

Më 23 janar 2026, u mbajt takimi i ekipit të projektit “EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students”, i financuar në kuadër të Programit të Granteve të Vogla për Dimensionin Social të iniciativës SHER.

Qëllimi i takimit ishte finalizimi i përgatitjeve për modulet trajnuese që do të fillojnë më 02.02.2026. Gjatë takimit u shqyrtuan përmbajtjet e trajnimeve, agjenda dhe aspektet organizative, me synim sigurimin e një zbatimi të suksesshëm të fazës së trajnimeve për studente.

Shperndaj ne: