Pz3

Përfaqësues të GIZ/ITP Prizren u mirëpritën në FIMK

Në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, u mirëpritën përfaqësuesit e GIZ/ITP Prizren, Rudina Qerimi, Visar Haxhifazliu dhe Arsim Nimanaj. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e Rektores, Prof. Dr. Nurten Deva, Dekanit të Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Faruk Ahmeti, dhe Prodekanit për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani.
Në fokus të takimit ishte zhvillimi i mëtejmë i iniciativës Crosscience dhe mundësitë për formalizimin e saj si organizatë joqeveritare e pavarur, ku do të përfaqësohen universitetet që ofrojnë programe në fushën e teknologjisë së informacionit. UIBM mbetet i përkushtuar të kontribuojë në avancimin e Crosscience dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e teknologjisë, inovacionit, hulumtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve akademike e profesionale.
Pz1
Shperndaj ne: