Profesori nga Universiteti i Bingölit fillon mobilitetin akademik në UIBM
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, u mirëprit Prof. ass. dr. Koray Gündüz nga Universiteti i Bingölit në Turqi, i cili do të realizojë mobilitet akademik në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit akademik. Prof. Gündüz, i cili vjen nga fusha e ekonomisë, do të qëndrojë në UIBM nga 10 deri më 21 qershor. Gjatë kësaj periudhe, ai do të zhvillojë aktivitete akademike, takime me stafin dhe studentët, si dhe do të shkëmbejë përvoja profesionale me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndëruniversitar.
Mobiliteti i tij mirëpritet nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, si fakultet pritës, ndërsa aktivitetet akademike do të bashkërendohen edhe me Fakultetin Ekonomik, në përputhje me profilin profesional të profesorit.


