Përfundon me sukses drafti i parë i Raportit të Vetëvlerësimit në Fakultetin Juridik
Fakulteti Juridik ka përmbyllur me sukses dhe brenda afateve të parapara hartimin e draftit të parë të Raportit të Vetëvlerësimit (RVV), një dokument kyç në kuadër të procesit të akreditimit institucional dhe të programeve studimore, në përputhje me rregulloren përkatëse të UIBM.
Në mbledhjen e shtatë të Komisionit për hartimin e RVV-së, të mbajtur më 2 prill 2026, nën udhëheqjen e Dekanit dhe kryesuesit të Komisionit, Prof. Dr. Islam Qerimi, u bë shqyrtimi përfundimtar i kapitujve të përgatitur nga stafi akademik dhe administrativ. Pas një analize të detajuar dhe diskutimeve konstruktive, Komisioni arriti të rrumbullakojë draftin e parë të këtij raporti me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e Fakultetit.
Kontribut të rëndësishëm në këtë proces dha edhe koordinatori i grupit punues, Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini, i cili bashkërendoi punën për përgatitjen dhe finalizimin e dokumentit. Drafti i përfunduar do të përcillet në Zyrën për Sigurimin e Cilësisë në UIBM, si hap i radhës në procedurat e vlerësimit dhe akreditimit.
Ky arritje dëshmon përkushtimin e stafit të Fakultetit Juridik ndaj cilësisë, transparencës dhe përmbushjes së standardeve institucionale. Në vijim, do të vazhdohet me aktivitete dhe takime të tjera për plotësimin e mëtejmë të dokumentacionit dhe përgatitjen e fazave të ardhshme të procesit të akreditimit.
Fakulteti Juridik mbetet i angazhuar për përmirësim të vazhdueshëm dhe ofrim të arsimit cilësor në përputhje me standardet bashkëkohore.
