Eko 2

Përmbyllet me sukses një aktivitet i rëndësishëm në kuadër të projektit EmpowerHer I financuar nga SHER

Studentët të cilët kanë përfunduar me sukses të gjashtë modulet e trajnimit kanë përmbushur edhe obligimin e tyre të fundit duke prezantuar idetë e planeve të biznesit, të cilat i kanë zhvilluar gjatë gjithë programit. Prezantimet janë mbajtur më 28.04.2026, duke shënuar një moment të rëndësishëm në fazën praktike të implementimit të projektit.

Studentët prezantuan para Prof.Dr. Esat Durguti, i cili i ka mentoruar gjatë gjithë procesit, si dhe para anëtarëve të ekipit të projektit, Prof.Assoc.Dr. Merita Shala, Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri dhe Erzen Jusufi. Udhëzimi dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme kanë luajtur një rol kyç në formësimin e ideve ndërmarrëse të studentëve dhe përgatitjen e tyre për këtë prezantim final.

Ky aktivitet u karakterizua nga prezantime cilësore, ide inovative dhe diskutime konstruktive, duke e bërë atë një përvojë shumë të frytshme si për studentët ashtu edhe për stafin akademik.

UIBM mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që fuqizojnë studentët dhe kontribuojnë në zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Eko
Shperndaj ne: