Pjesëmarrje në Konferencën CMES-2026 në Stamboll
Prof. dr. Faton Merovci dhe PhD(c). Agon Bajgora nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) morën pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare për Matematikë dhe Shkenca Inxhinierike (CMES-2026), e mbajtur nga 24 deri më 26 prill 2026 në Beykent University, në Istanbul.
Gjatë konferencës, Prof. Merovci prezantoi një punim nga fusha e matematikës, ndërsa Bajgora një punim në inteligjencën artificiale. Në këtë aktivitet morën pjesë studiues nga vende të ndryshme, ku u prezantuan punime dhe u diskutuan zhvillimet e fundit në këto fusha.
Pjesëmarrja e tyre pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të stafit të FIMK-ut në kërkimin shkencor dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar.
