1

Thirrje për Aplikim – Erasmus+ KA171 Mobilitet Studentor  në Yeditepe University (Turqi)

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë shpall thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ KA171 për studime afatgjata në Yeditepe University (Turqi).

Fusha e pranueshme:

Teknologji Ushqimore

Niveli i studimit:

Bachelor/Master

Lloji i mobilitetit:

Long-Term Student Study Mobility

Numri i kuotave:

1 student

Periudha e mobilitetit:

Semestri Vjeshtë 2026 ose Pranverë 2027

Afati për nominim:

1 Qershor 2026

Kriteret e përzgjedhjes
50% Nota mesatare (GPA)
50% Rezultati i testit të gjuhës angleze
+5 pikë për studentët që nuk kanë marrë pjesë më parë në Erasmus+
+10 pikë për studentët me aftësi të kufizuara

Kusht i detyrueshëm:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dëshmi valide të njohjes së gjuhës angleze në momentin e aplikimit.

Informacione shtesë
Shuma e grantit: përafërsisht 3500–4000 EUR (varësisht nga kohëzgjatja)
80% e grantit transferohet në fillim të mobilitetit, ndërsa 20% pas përfundimit dhe dorëzimit të dokumentacionit përkatës

Të gjithë studentët e interesuar në fushën e Teknologjisë Ushqimore inkurajohen të aplikojnë.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Shperndaj ne: