Studentet Praktikant

Takim me studentët e angazhuar në punë praktike me pagesë

Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Shkumbin Imeri, ka pritur në takim studentët që janë angazhuar në punë praktike me pagesë në administratën e Universitetit për tre muaj. Në takim ku ishin të pranishëm edhe drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe zyrtari i Lartë për Zhvillim në Karrierë, Erzen Isufi, u diskutua për ecurinë e punës praktike deri më tani.

Sekretari Imeri, përgëzoi studentët për angazhimin e tyre dhe bashkëpunimin me punëtorët e administratës. Ai gjithashtu vlerësoi rëndësinë e ndikimit në aftësimin profesional të studentëve gjatë kësaj kohe.

Në anën tjetër, studentët u shprehën të kënaqur me pritjen dhe bashkëpunimin. Ata folën për përvojën e mirë që kanë përfituar gjatë kësaj kohe që patjetër do t’u ndihmojë në ngritjen  e tyre profesionale.

Aktualisht janë dhjetë studentë të angazhuar me  punë praktike  me pagesë, në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”. Projekti është mundësuar në kuadër të bashkëpunimit me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.

Shperndaj ne: