Copy Of Copy Of Copy Of Grey White Contemporary & Classy Graduation Ceremony Banner

Prezantim i Bursave dhe Programeve të Studimit në Gjermani nga DAAD në UIBM

DAAD – Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik do të organizojë sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë për prezantimin e bursave dhe programeve të studimit që ofrohen në Gjermani.

Aktiviteti do të mbahet të martën, më 17 mars 2026, në orën 10:30, në Anfiteatrin e Rektoratit të UIBM-së, dhe është i hapur për të gjithë studentët e interesuar që dëshirojnë të informohen më shumë rreth mundësive për studim dhe zhvillim akademik në Gjermani.

Gjatë këtij prezantimi, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth:

  • bursave Master të financuara plotësisht për studentët nga Kosova;
  • mundësive për PhD dhe post-doc;
  • programeve dhe bursave për studentët Bachelor dhe Master;
  • studimeve në universitetet publike në Gjermani, të cilat në shumicën e rasteve janë pa pagesë.

DAAD çdo vit mbështet shkëmbimin akademik ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve partnere, duke u ofruar studentëve, studiuesve dhe profesorëve mundësi për studime, kërkime dhe përvoja ndërkombëtare në universitetet gjermane.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë sesion informues dhe të mësojnë më shumë rreth mundësive që ofron DAAD për studim dhe zhvillim profesional në Gjermani.

Shperndaj ne: