20250428 112430

Thirrje për aplikim – Bursa të Qeverisë së Kroacisë për vitin akademik 2026/2027

Të nderuar studentë,

Ju informojmë se Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Rinisë e Republikës së Kroacisë, në bashkëpunim me Agency for Mobility and EU Programmes, ka hapur thirrjen për aplikim për Bursat e Qeverisë së Kroacisë për vitin akademik 2026/2027.

Këto bursa ofrojnë mundësi për studentët ndërkombëtarë që të realizojnë studime, kërkime shkencore ose mobilitete akademike në institucionet e arsimit të lartë në Kroaci gjatë periudhës tetor 2026 – shtator 2027.

Për kandidatët nga Kosova, janë në dispozicion 2 bursa për Seminarin Veror të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Kroate, i cili do të mbahet në Dubrovnik në muajin gusht 2026 dhe zgjat 2 javë.

Seminari përfshin:
• Kurs pa pagesë të gjuhës kroate
• Akomodim dhe ushqim të mbuluar
• Program kulturor dhe akademik

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë përmes sistemit online të aplikimit të Agjencisë për Mobilitet dhe Programet e BE-së dhe aplikimi duhet të shoqërohet me dokumentacionin e kërkuar sipas thirrjes zyrtare.

📅 Afati për aplikim: 10 prill 2026.

Për më shumë informacione rreth bursave, kushteve dhe dokumenteve të nevojshme për aplikim, ju lutemi konsultoni dokumentin e bashkangjitur ose vizitoni faqen zyrtare të programit.

Ju inkurajojmë të gjithë studentët e interesuar të shqyrtojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë.

Croatian_Government_Scholarships_2026_2027_Kosovo

Call_for_Applications_Croatia_2026_2027

Shperndaj ne: