20251020 132452

Njoftim për XXV International Balkan and Near Eastern Congresses Series on Economics, Business and Management

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Fakulteti Ekonomik, në bashkëpunim me IBANESS dhe institucionet partnere, njofton organizimin e XXV. International Balkan and Near Eastern Congresses Series on Economics, Business and Management. Kjo konferencë ndërkombëtare përfaqëson një platformë të rëndësishme akademike për studiues, hulumtues dhe profesionistë nga fusha e ekonomisë, biznesit dhe menaxhimit, duke synuar shkëmbimin e njohurive shkencore, diskutimin e zhvillimeve bashkëkohore dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Konferenca organizohet nga IBANESS, University of Agribusiness and Rural Development (Bullgari), University “St. Kliment Ohridski”, Faculty of Economics – Prilep (Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe University “Isa Boletini” – Mitrovicë, Faculty of Economics (Republika e Kosovës). Aktiviteti do të zhvillohet në formë akademike online dhe do të përfshijë prezantime shkencore, sesione tematike dhe diskutime mbi çështje aktuale ekonomike dhe menaxheriale.

Studiuesit e interesuar ftohen të marrin pjesë me punime shkencore origjinale. Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 1 mars 2026. Informatat e detajuara për dorëzimin e abstrakteve, formatin dhe procedurat përkatëse mund të gjenden në linkun përkatës të konferencës: ju lutem gjeni në linkun: https://www.ibaness.org/congresses-all/xxv-ibaness-plovdiv-bulgaria-march-14-15-2026. Afati i fundit për pagesën e tarifës së pjesëmarrjes është 7 mars 2026, ndërsa po në këtë datë përfundon edhe afati për dorëzimin e artikujve të plotë. Programi zyrtar i kongresit do të publikohet më 13 mars 2026.

Konferenca do të mbahet online më 14–15 mars 2026. Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë inkurajon stafin akademik, studiuesit dhe studentët e cikleve të avancuara të marrin pjesë aktive në këtë ngjarje shkencore me rëndësi ndërkombëtare.

Shperndaj ne: