Librat

Prof.asoc.dr. Muhamedin Hetemi dhuron 16 tituj botimesh për Bibliotekën Universitare

Prof.asoc.dr. Muhamedin Hetemi, mësimdhënës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka dhuruar një fond prej 16 librash për Bibliotekën Universitare. Librat janë të fushave të ndryshme, si ekonomi, matematikë, shkenca kompjuterike etj.

Udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu, e ka falënderuar profesorin Hetemi për fondin e librave, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik. Dhurimi i librave nga ish-mësimdhënës, profesorë dhe njerëz të dijes e shkencës tashmë është bërë një traditë e mirë në UIBM.

Shperndaj ne: