Prof.ass.dr. Arbër Hyseni përfiton nga një mision shkencor ndërkombëtar përmes COST Action
Prof.ass.dr. Arbër Hyseni, profesor në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, është përfitues i një Misioni Shkencor për Kohë të Shkurtër (STSM) në kuadër të COST Action CA22134 – FoodWaStop. Ky mision përfaqëson një grant shkencor ndërkombëtar që synon nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive ndërmjet institucioneve kërkimore evropiane.
Qëndrimi shkencor po realizohet në Universitetin “Nënë Tereza”, Fakultetin e Shkencave Teknologjike në Shkup. Gjatë këtij misioni, Dr. Hyseni po angazhohet në punë laboratorike dhe kërkime në fushën e shkencës së ushqimit, përfshirë valorizimin e nënprodukteve ushqimore dhe reduktimin e humbjeve ushqimore, duke kontribuar në objektivat afatgjata të rrjetit FoodWaStop dhe duke sjellë përvojë të re për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore në UIBM.
Ky mision shkencor kontribuon ndjeshëm në ndërkombëtarizimin e stafit akademik dhe forcimin e lidhjeve kërkimore.
