Image0

Prof.ass.dr. Bastri Zeka nis Postdoktoraturën dhe shënon 7 vite partneritet e bashkëpunim akademik me Universitetin e Lubjanës

Prof.ass.dr. Bastri Zeka, shef i Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, ka filluar hulumtimet e tij si Postdoctoral Fellow dhe Teaching Fellow në Universitetin e Lubjanës, në programin Materiale dhe Metalurgji. Ky Postdoc Fellowship dhe Teaching Fellowship, i mbështetur nga Ministria e Arsimit e Kosovës MASHT dhe Universiteti i Lubjanës, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit akademik dhe profesional, duke mundësuar hulumtime të drejtpërdrejta, publikimin e rezultateve shkencore, zhvillimin e njohurive të reja, përfshirjen në mësimdhënie dhe mentorim të studentëve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet programit të Materialeve dhe Metalurgjisë në Mitrovicë dhe Universitetit të Lubjanës, me synim zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit kërkimor ndërmjet të dy universiteteve.

Krahas këtij angazhimi, prof.ass.dr.Bastri Zeka, së bashku me prof.asoc.dr.Mitja Petrič, Primoz Mrvar, Goran Kugler dhe shefin e programit Materiale dhe Metalurgji, kanë kremtuar 7 vjet bashkëpunim të suksesshëm mes Universitetit të Mitrovicës dhe Universitetit të Lubjanës në programin Materiale dhe Metalurgji. Deri më tani janë realizuar 35 mobilitete të stafit dhe studentëve nga fushat e Materialeve dhe Metalurgjisë, Xehetarisë dhe Gjeologjisë në kuadër të programit Erasmus+, me bazë në Universitetin e Lubjanës.

Gjithashtu, këtë vit Universiteti i Lubjanës ka vendosur programin Materiale dhe Metalurgji si prioritet, duke zgjeruar projektin Erasmus+ deri në vitin 2029, çka do të mundësojë mbulimin e të gjitha kostove për rreth 50 mobilitete të reja, duke e çuar numrin total në 85 mobilitete.

Ky angazhim dhe bashkëpunim përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin akademik të programit Materiale dhe Metalurgji të të dy universiteteve.

Shperndaj ne: