Zahiri

Prof.ass.dr. Zahir Çerkini nga Fakulteti Juridik mban ligjëratë në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe atij të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës, me datë 28.5.2025 u mbajt një ligjëratë online me temën “Të kuptuarit e shtetit: Parimet ligjore dhe funksioni administrativ në qeverisjen publike”. Ligjërata u mbajt nga Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini dhe u ndoq me interes nga studentët e të dy fakulteteve pjesëmarrëse.

Ky aktivitet shënon një tjetër hap konkret në thellimin e bashkëpunimit akademik mes institucioneve. Temat e trajtuara nxitën diskutim dhe reflektim mbi qeverisjen dhe shtetin e së drejtës në kontekste bashkëkohore.

Shperndaj ne: