Poster I Konferences.

Prof.dr. Besira Cena nga FTU mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare UYIK-2026

Prof.dr. Besira Cena nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore ka marrë pjesë në “7th International Applied Statistics Congress (UYIK-2026)”, një konferencë shkencore ndërkombëtare e mbajtur në Stamboll, Turqi, më 11–13 maj 2026. Në këtë konferencë ajo ka prezantuar 4 punime shkencore dhe ka shkëmbyer përvoja me studiues, profesorë dhe ekspertë nga universitete e institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Një vlerë e veçantë e kësaj pjesëmarrjeje ishte përfshirja e studentëve të nivelit baçelor si dhe studentëve të nivelit master nga Programi i Inxhinierisë së Mbrojtjes së Mjedisit, të cilët u inkurajuan të marrin pjesë në aktivitete shkencore ndërkombëtare dhe të njihen nga afër me zhvillimet më të reja në kërkimin shkencor. Përfshirja e studentëve në konferenca ndërkombëtare është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mendimin kritik, kulturën kërkimore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ajo falënderon organizatorët e “7th International Applied Statistics Congress (UYIK-2026)” për organizimin e shkëlqyer dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij aktiviteti prestigjioz shkencor.

Shperndaj ne: