Ddddd

Fakulteti Juridik mban takimin e bartësve të programit baçelor

Më 7 korrik 2026, nën kryesimin e dekanit, Prof. Dr. Islam Qerimi, Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) zhvilloi takimin e radhës të bartësve të programit të studimit Bachelor në Juridik (240 ECTS). Ky takim kishte për qëllim koordinimin e strukturuar të aktiviteteve akademike dhe institucionale për zbatimin e programit aktual, si dhe përgatitjet strategjike për vitin e ri akademik 2026/2027.

Gjatë takimit u diskutuan dhe u nxjerren rekomandime mbi disa pika kyçe për zhvillimin e mëtutjeshëm të Fakultetit Juridik që kanë të bëjnë me:

  • Procesin e Riakreditimit të Progamit Baçelor dhe Aplikimi në Programin e ri Master;
  • Vlerësimi i Cilësisë dhe Infrastrukturës;
  • Mobiliteti Ndërkombëtar dhe Praktika;
  • Konkurset e Reja; dhe
  • Deklarimi në AKA

Në përmbyllje, menaxhmenti vlerësoi pozitivisht mbarëvajtjen e afatit të provimeve të qershorit dhe rikonfirmoi se koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet bartësve të programit mbetet shtylla kryesore për sigurimin e cilësisë dhe avancimin e Fakultetit Juridik.

Shperndaj ne: