Prof.ass.dr. Bastri Zeka nga FGJ vizitë dhe aktivitete akademike në Universitetin e Lubljanës
Prof. Ass. Dr. Bastri Zeka, staf akademik i FGJ-UMIB, në vizitë dhe aktivitete akademike në Universitetin e Lubljanës, me ftesë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë – Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, Fakulteti i Gjeoshkencave – UMIB dhe Universitetit të Ljubljanës, Prof. Ass. Dr. Bastri Zeka po qëndron në Ljubljanë në kuadër të aktiviteteve akademike, ligjëratave dhe vizitave profesionale, me ftesë të Universitetit të Ljubljanës – Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Inxhinierisë, Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë.
Gjatë qëndrimit në Ljubljanë, po zhvillohen takime dhe aktivitete lidhur me forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, si dhe vizita profesionale në sektorin industrial, me fokus në teknologjitë moderne të prodhimit të çeliqeve speciale, konceptin “Green Steel”, sistemet e avancuara të kontrollit të cilësisë dhe standardet evropiane në industrinë metalurgjike.
Këto aktivitete paraqesin një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe avancimin e lidhjeve akademike dhe industriale në fushën e materialeve dhe metalurgjisë.
