Prof. dr. Zarife Bajraktari Gashi, mban ligjërata në Universitetin Politeknik të Tiranës
Prof. dr. Zarife Bajraktari Gashi, në kuadër të programit CEEPUS, ka qëndruar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Departamentin e Prodhimit – Menaxhimit të Grupit Mësimor-Shkencor të Materialeve. Ajo ka mbajtur ligjërata nga fusha e Materialeve dhe Metalurgjisë, ndërsa qëllimi i këtij qëndrimi është shkëmbimi i përvojave profesionale dhe rezultateve të hulumtimeve shkencore.

