Zarraa

Prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi u prezantua me një punim shkencor një konferencë shkencore në Itali

Prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi dhe ass. msc. Mimoza Kovaçi Azemi, Cand PHD, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të 3-të për Mjedisin, Gjeoshkencën dhe Ujin (3rd International Conference on Environment, Geoscience, Water – ENGW), e cila po mbahet në Amalfi Coast, Salerno, Itali, nga 20 deri më 24 qershor 2025. Pjesëmarrja në këtë konferencë është bërë e mundur me mbështetjen e MASHTI dhe projektit HEI’25.

Gjatë konferencës, Prof. Zarife Bajraktari Gashi prezantoi punimin shkencor me titull: “Research of the Gases Return Possibility During Process of Lignite Combustion at Kosovo B Power Plant”. Ky prezantim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e mjedisit dhe energjisë, dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndarjen e përvojave me studiues nga vende të ndryshme.

 

Shperndaj ne: