Sh1

Profesorë dhe studentë nga Universiteti Politeknik i Tiranës qëndruan për vizitë në UIBM

Grupi i profesorëve dhe studentëve nga Grupi i Mësimit Shkencor të Inxhinierisë së Materialeve, në kuadër të Departamentit të Menaxhimit të Prodhimit, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës, realizoi një vizitë studimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ata janë pritur në takim edhe nga rektorja, prof.dr. Nurten Deva e shoqëruar nga bashkëpunëtorët.

Kjo vizitë u organizua me ftesë të Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi, e cila ka një bashkëpunim të vazhdueshëm akademik dhe shkencor me Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë qëndrimit të tyre, delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me aktivitetet akademike dhe kërkimore në fushën e materialeve dhe metalurgjisë. Në kuadër të kësaj vizite, u realizua edhe një vizitë në Fonderinë “E&E” në Gjakovë, ku pjesëmarrësit u njohën me proceset industriale të prodhimit dhe përpunimit të materialeve, duke e ndërlidhur në mënyrë praktike aspektin teorik me atë industrial.

 

Shqipe
Shperndaj ne: